Connect with us

“Bëre atë që s’ishte parë kurrë, fute skafet në Tiranë”, qytetari i vërsulet keq Ramës

Video

“Bëre atë që s’ishte parë kurrë, fute skafet në Tiranë”, qytetari i vërsulet keq Ramës

"Bëre atë që s'ishte parë kurrë, fute skafet në Tiranë", qytetari i vërsulet keq RamësA. Shehaj

Lajme

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotshëm me një përshëndetje për gjithë shqiptarët, si për ata që kanë fjetur të qetë në shtëpitë e tyre, por edhe për ata që janë detyruar ta gdhijnë për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut të përmbytjeve.

Rama shkruan mëngjesin e sotshëm:

MIRËMËNGJES 😀 dhe me këto pamje të aksionit të të gjithë strukturave të shtetit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet dhe gjendur pranë njerëzve të prekur, ju uroj një ditë të mbarë".

Kaq ka mjaftuar që qytetarë nga të katër anët e Shqipërisë t'i vërsulen me komente, duke bërë edhe ironi madje, e duke e fajësuar për këtë situatë të keqe që po kalon vendi.

Normalisht, ai nuk është përgjegjës për shiun që po bie, por mund të mbajë përgjegjësi shumë mirë për marrjen e masave paraprake dhe përcaktimin e detyrave të institucioneve që paguhen me taksat e popullit për të qenë në gatishmëri në të tilla situata.

Një prej komentuesve, duke ironizuar shprehet se kreu i qeverisë arriti të fusë skafet në Tiranë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top