Connect with us

Cipras jep personalisht një lajm të shkëlqyer për shqiptarët në Greqi

Lajme

Cipras jep personalisht një lajm të shkëlqyer për shqiptarët në Greqi

Qeveria greke do thjeshtëzojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka deklaruar se qeveria e tij do të hartojë një ligj të ri për dhënien e nënshtetësisë greke, për të thjeshtëzuar procedurat për marrjen e saj nga emigrantët që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi.

“Duam të thjeshtojmë dhe përshpejtojmë procedurën e dhënies së nënshtetësisë, sidomos për sa i përket procedurës së dhënies së intervistës, të grumbullimit të dokumenteve dhe kohës që nevojitet”, është shprehur kreu i qeverisë helene, sipas gazetës greke
“Kathimerini”.

Nëse kjo deklaratë e Ciprasit bëhet realitet, atëhere pritet që të përfitojnë një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në shtetin fqinj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top