Connect with us

Dalin pamjet/ Si u qëllua me armë 32-vjeçari shqiptar në Greqi teksa ndodhej brenda makinës

Video

Dalin pamjet/ Si u qëllua me armë 32-vjeçari shqiptar në Greqi teksa ndodhej brenda makinës

Dalin pamjet/ Si u qëllua me armë 32-vjeçari shqiptar në Greqi teksa ndodhej brenda makinësS. Bardhi

Lajme

Mediat greke kanë publikuar pamjet e atentatit që iu bë tre ditë më parë një 32-vjeçari shqiptar dhe shokut të tij grek, me të cilin udhëtonte në një makinë që e kishin marrë me qira.

Sekuencat e marra nga kamerat e sigurisë se bizneseve aty pranë janë publikuar nga televizioni “Alpha”. Në video duket mjeti tip “Peugeot” ngjyrë e zezë ku ndodhej shqiptari dhe më pas dy persona që vraponin në drejtim të tyre.

Pasi makina kalon, dy burra shihen që vrapojnë drejt Peugeot-së dhe janë pikërisht ata që dy që dyshohen nga autoritetet greke si autorët e plagosjes së dy të rinjve.

Njëri mbante veshur një xhup të zi dhe xhinse dhe tjetri me pantallona sportive të zeza, kokore dhe xhup të zi. Ata vrapojnë në rrugë deri sa arrijnë në një afërsi të caktuar me makinën dhe shtinë drejt saj.

32-vjeçari shqiptar ka marrë një plumb në kofshë, ndërsa 29-vjeçari grek është plagosur në bark dhe të dy ndodhen në spital.

Deri më tani raportohet që fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpresojmë që autorët të kapen dhe drejtësia të vihet në vend, e gjithashtu të zbulohet arsyeja e këtij sulmi me armë, i cili mund të kishte përfundim fatal.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top