Lajme
Dyshime te reja për masakrimin e foshnjes shqiptare,ja ne cfarë dyshon policia…
Pasi vogëlushja me origjinë shqiptare, Victoria Zikaj 13 muajshe, e cila humbi jetën në mënyrë të tmerrshme e sulmuar nga dy qene pitbull, vjen nje lajm i keq per gjyshin e saj, Hasanin.Mediat italiane raportojne se ndaj tij kane nisur hetimet me nje akuze te forte.
“Vrasje e qëllimshme për moszbatim të kujdestarisë”. Sipas policise, në momentin e ngjarjes vogëlushja ishte nën kujdestarinë e gjyshit të saj, i cili edhe pse u përpoq ta mbronte nuk mundi t’i shpëtontee jetën.
Ai vete mori disa plage nga kafshimi i qenve dhe per kete ndodhet ne spital per mjekim. Policia ka thene se ai do te merret ne pyetje dhe nderkohe i eshte ngritur edhe akuza.
Sipas hipotezës së parë, reagimi i dy pitbullëve u shkakua nga fakti që vajza e vogël iu afrua enës së ushqimit, në të cilën gjyshi i saj kishte vënë perpara. Ndërkohë, është mësuar se në të kaluarën dy qentë kishin treguar agresivitet.