Connect with us

E dhimbshme: Filmohet momenti kur babai shikon zjarrfikësit derisa nxjerrin nga rrënojat trupin e pajetë të birit (Foto/Video, +18)

Video

E dhimbshme: Filmohet momenti kur babai shikon zjarrfikësit derisa nxjerrin nga rrënojat trupin e pajetë të birit (Foto/Video, +18)

Një video e dhimbshme e postuar së fundmi në internet, shfaq momentet e tmerrit të luftës së përgjakshme në Siri, ku shihet një baba duke vajtuar vdekjen e të birit, trupi i të cilit nxirret nga rrënojat në qytetin Aleppo, që çdo ditë është cak i sulmeve ajrore.

Në videon shokuese, shfaqet momenti i dhimbshëm kur një burrë lufton me gjithë forcën që të kapë trupin e pajetë të birit, që nxirret nga rrënojat e ndërtesës nga zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

Trupi i pajetë i djaloshit shihet i mbuluar në gjak dhe pluhur, i “varrosur” nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara gjatë sulmeve ajrore.

Ndërkaq organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq, kanë bërë thirrje gjatë të martës që dhjetëra të sëmurë dhe të plagosur të evakuohen nga Aleppo, përmes një korridori të sigurt pasi kanë nevojë për ndihmë urgjente.

2

3

5

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top