Connect with us

E emëroi dy muaj më parë, Rama shkarkon drejtoreshën e Hipotekave

Video

E emëroi dy muaj më parë, Rama shkarkon drejtoreshën e Hipotekave

E emëroi dy muaj më parë, Rama shkarkon drejtoreshën e HipotekaveA. Shehaj

Lajme

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra kryeregjistruesen e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj.

Ndonëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga vetë drejtoresha e Hipotekave në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë është shpallur vendi vakant për këtë pozicion.

Kujtojmë se 35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës dhe u rendit në vendin e 23 në listë.

Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste.

Më pare ajo ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Blerina Doracaj është e afërme me Bledar Doracaj, ish-drejtues i FREESH-it dhe njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top