Connect with us

Është zyrtare, majtakët janë më të mençur

Video

Është zyrtare, majtakët janë më të mençur

Ka shumë thashetheme që qarkullojnë për majtakët.

Disa studime sugjerojnë se majtakët vdesin më të rinj, e disa të tjera thonë se majtakët pinë më shumë.

Përderisa këto pretendime janë të kontestuara dhe ka pak dëshmi për këto, ekziston një mit që thotë se majtakët janë më të mençur se djathtakët.

IFL Science rishikoi disa studime, duke u bazuar në aftësitë matematike të majtakëve për të testuar këtë teori, transmeton Gazeta Express.

Ata e përshkruajnë se funksioni i dorës është:

“një manifestim i funksionit të trurit dhe kështu është i lidhur me njohuri”.

Kështu, majtakët duket se e kanë më aktive pjesën e djathtë të trurit që iu ndihmon atyre kur është fjala për të qenit i vëmendshëm dhe për të kryer detyra t ndryshme mendore.

Dhe nëse kjo nuk ju duket e mjaftueshme për të thënë se majtakët janë më të mençur, ata kanë një “korpus kallosmus” më të madh (kjo është denga e qelizave nervore që lidhë dy hemisferat e trurit nëse nuk e dinit).

Kjo do të thotë se ata kanë një lidhje më të mirë mes të dy anëve të trurit kështu që i përpunojnë informatat më shpejtë se djathtakët.

Përderisa lidhja mes majtakëve dhe matematikës është eksploruar edhe më parë, eksperimente të mëhershme kanë treguar sukses në disa teste që matnin aftësinë matematikore të majtakëve.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top