Connect with us

Fatos Nano i braktisur: Ju rrëfej vetminë time, nuk është mirë të jesh i pari

Showbiz

Fatos Nano i braktisur: Ju rrëfej vetminë time, nuk është mirë të jesh i pari

Mund të cilësohet pa dyshim si një prej politikanëve më të përfolur dhe që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë.

Sa herë që flitet për Fatos Nanon dëgjojmë komente pozitive dhe negative, ndërsa këtë herë e shikojmë në një rrëfim ndryshe.

Ai ka folur përpara Blendi Fevziut, në një intervistë me rastin e 20-vjetorit të emisionit “Opinion”, ku ka treguar një anë ndryshe të tijën. Nano rrëfen se si është të ndihesh vetëm dhe “i braktisur”. Ai nuk ka nguruar të tregojë edhe një anekdotë të kohës së partizanëve.

“Është e vështirë të jesh i pari. Kur fshatarët partizane dilnin në mal, nënat atëherë i porosisnin: Bir në krye mos dil se do hash ndonjë plumb, por as i fundit mos rri, se të kapin rob” tregoi duke qeshur Fatos Nano.

Ai foli pak për klimën konfliktuale në kohën kur ishte aktiv në politikë dhe më shumë për ndjesinë e të qenurit i harruar nga njerëzit. “I pari ngelet vetëm” u shpreh ish kryeministri, duke shtuar se “njerëzit mirënjohës janë specie e rrallë”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top