Connect with us

“Femrat e showbizit ma kanë lypur”, flet kërcimtari që “tërboi” Xhensilën në festën e beqarisë

Showbiz

“Femrat e showbizit ma kanë lypur”, flet kërcimtari që “tërboi” Xhensilën në festën e beqarisë

Është balerini shqiptar më i kërkuar për momentin, lëvizjet e tij tepër të veçanta dhe me një trup të palestruar kanë bërë që balerini unik Orjan Lika të kërkohet nga të gjithë. I pranishëm në shumë televizone shqiptare si Klan Tv, Top Channel dhe së fundmi në Boom tek Ora News.

Po ashtu Orjani është tepër i preferuar nga femrat, jo vetëm nga audienca por edhe nga këngëtare të shumta si Genta Ismajli e cila korri sukses me klipin e këngës “Squat Baby”, ku përveç çdo elementi tjetër në klip ato që binin shumë në sy ishin lëvizjet e veçanta të balerinit Lika.

Ai është bërë balerini më i kërkuar tashmë në videoklipet e këngëtareve tona, pas Gentës, ishte Anjeza Branka ajo e cila bashkëpunoi me Orjanin. Së fundmi na suprizoi të gjithëve pasi mori rolin e një striptisti dhe performoi në festën e beqarisë së Xhensila Myrtezaj. Club-t e jetës së natës në Tiranë janë gjithashtu një tjetër vend ku Orjani shfaq talentin.
I kërkuar gjithandej, emisione, klipe, festa, si të bën të ndihesh ky fakt?

Nuk më besohet, ndihem i befasuar sepse nuk e prisja të arrija kaq lartë. Artin e kërcimit e kam shum pasion dhe me plot bindjen mund të them se unë nuk jetoj dot pa të. Nuk është se kërkoj të jem në qëndër të vëmendjes, por ndoshta mënyra ime e të kërcyerit është pak crazy dhe ndoshta ky fakt me ka bërë qe unë të jem qëndra e vëmendjes në çdo vend ku performoj. Ndihem shum mirë që vlerësohet ajo çfarë unë bëj dhe i vlerësuar që marr ftesa të ndryshme nga emisione të ndryshme apo videoklipe, apo siç ishte edhe festa e beqarisë e këngëtares Xhensila.

Ju njohin shumë tashmë, por pak e dinë si e keni nisur këtë pasion tashmë të kthyer në profesion. Si ka nisur dhe ka qenë rrugëtimi për të mbërritur deri këtu?

Rruga për të mbërritur këtu ku jam sot ka qenë paksa e vështirë. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë kërcimi por mundësitë për të vazhduar një shkollë baleti ishin thuajse të pamunduara, unë jetoja në fshat dhe nuk e kisha mundësinë të shkoja çdo ditë në Tiranë për të ndjekur një shkollë baleti, dhe unë nuk vazhdova një shkollë të tillë. Por nuk u dorëzova! Çdo të hollë që më jepnin prindërit apo të afërmit unë i mblidhja dhe shkoja në qytet për të blerë kaseta video kërcimesh. Më pas kthehesha i lumtur në shtëpi dhe me padurim vendosja kasetën në DVD dhe imitoja dhe ndiqja lëvizjet sipas atyre. Në moshën 16 vjeçare unë mora pjesë në grupe kërcim Hip Hopi duke bërë Street Dance në rrugët e qytetit, por kjo nuk më mjaftonte, doja që lëvizjet e mia t’i demostroja në skena të mëdha që t’i shihnin më shumë. Sot ja kam dalë! Por bëj atë që dua.

Keni punuar dhe bashkëpunuar me shumë femra të show bizz-it. Ta ka lypyr ndonjëra apo anasjelltas?

Të gjitha. Përtej shakasë, mundohem të jem sa më profesional dhe kaq!

Kemi parë që këtë sezon të ri televiziv do të jeni i pranishëm tek emisioni Boom tek Ora News. Si po ndiheni në punën e re?

Më shumë se mirë. Harmoni mes kolegësh dhe tepër korrekt si televizion në aspektin e punës. Tregohem korrekt dhe dua që të njëjtëm gjë të bëjnë dhe me mua përsa i përket punës. Pra është nisje e mbarë për këtë sezon, shpresoj të jetë kështu edhe në vazhdim dhe besoj se do të jetë.

Përveç kërcimit kemi parë që keni pasion edhe tatuazhet, sa të tillë numëroni në trupin tuaj?

Janë shumë. Jam tepër i fiksuar pas tatuazheve dhe çdo të tillë që kam bërë e ka një domethënie.

Ndonjë pasion të fshehur që nuk e dimë?!

Përveç kërcimit që tashmë është kthyer në profesion, një pasion tjetër gjithashtu e kam kthyer në profesion tashmë. Ka të bëjë me artin e të stiluarit të flokë. Prej disa vitesh kam një sallon së bashku me tim vëlla. Dhe përveç këtyre kam pasion muzikën, më pëlqen të këndoj dhe jam duke punuar për disa projekte në lidhje me këtë gjë. Natyra, ngjitjet në lartësi e fitnesi janë gjithashtu pasione që i praktikoj shpesh.

I preferuar nga femrat! Single apo? Ka ndonjë shpresë për fanset femra?

Femrat që më ndjekin i kam shum xhan! Përsa i përket jetës intime preferoj ta lë të tillë. Intime dhe private e imja!

Planet për të ardhmen? Ku do ta shohim Orjanin së shpejti përveç në Boom!?

Janë shumë plane dhe projekte për të cilat po punoj. Për momentin di të them që nuk do jem vetëm në Boom. Le të mbesin supriza./IMA

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top