Connect with us

Harrojeni punën 8 me 16:00, ky është plani i fundit i qeverisë “Rama 2”

Lajme

Harrojeni punën 8 me 16:00, ky është plani i fundit i qeverisë “Rama 2”

Një projekt i ri në lidhje me orarin zyrtar të punës në administratë duket se po mendohet dhe po diskutohet në tavolinat e qeverisë. Nëse deri më tani orari zyrtar ka qenë 8:00-16:00, Edi Rama ka një propozim krejt të ri.

Tashmë po diskutohet vendosja e një orari që parashikon një 1 orësh pushim mes orës 12.30 dhe 13.30, mëson Javanews. Për rrjedhim orari zyrtar do të bëhet nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 17.30 të mbrëmjes.

Për momentin nuk ka një vendim, lidhur me propozimin në fjalë.

Në bazë të disa studimeve orari i pandërprerë i punës shpesh nuk rezulton pozitiv për punonjësit e administratës, efektshmëria e të cilëve ulet sidomos pas 6 orësh punë. Por edhe shtyrja e orarit të punës duke futur në mes një orë pushim nuk është diçka e lehtë, pasi mjaft probleme të reja lindin, sidomos të natyrës sociale.

Duke përllogaritur ndryshimin e orës në vend gjatë sezonit të dimrit errësira vjen më shpejt, por nga ana tjetër edhe angazhimi i prindërve në familje bëhet problematik. Do të jenë gjithsesi javët në vijim ato të cilat do të përcaktojnë qartazi nëse do të ketë një ndryshim të orarit të punës së administratës nga ai që është aktualisht, në 08.00 deri në 17.30 të mbrëmjes me një orë pushim në mes.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top