Connect with us

Hidhni sytë përtej Tiranës, Shqipëria është me alarm S.O.S.

Video

Hidhni sytë përtej Tiranës, Shqipëria është me alarm S.O.S.

Hidhni sytë përtej Tiranës, Shqipëria është me alarm S.O.S.L. Çela

Vec-e-jona

sh

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurrojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllait”.

Mjaftojnë këto vargje të At Zef Pllumit, për të përshkruar Shqipërinë, nga Vermoshi në Konispol.

Atë Shqipërie, që fshihet prej syrit të kamerave bastarde edhe të medies së korruptuar, që vrapon për të publiku sukseset e qeverisë dhe arritjet e opozitës. Vendin tonë jashtë Tiranes, e jashtë Bllokut, pasi duket se gjithçka në Shqipëri vërtitet nga Zogu i Zi, e deri te Ambasada Amerikane.

Jetojnë edhe në Malësi të Madhe, jetojnë edhe në Tepelenë, por si jetojnë? Shtyjnë muajin, numërojnë qindarkat si studentët që mbushin Tiranën me shpresën e një jetë më të mirë dhe gjetjes së një pune këtu. Nuk duan të rikthehen më në qytetin e tyre, pasi atje ka mbarur gjithçka.

E drejtë, ekonomia për popullin e thjeshtë është në rënie të lirë, ndërsa fuqizimi i monopolistëve dhe orligarkistëve nuk rrit mirëqenien e qyteteve.

Në Shkodër, jeta mbaron në 8 të darkës në dimër, e përjashtim bëjnë vetëm e premtja dhe shtuna. E njëjta gjë vlen edhe për Beratin, e për të mos folur për Gjirokastrën e Krujën. Kur përmendim qytetet kryesore, llogarisni fshatrat dhe vendbanimet paksa të izoluara.

Megjithatë, Shqipëria do të bëhet, do vijë një ditë që do të bëhet, por nëse doni të arrini atë stad, pranoni të vërtetën dhe të mos shihni vetëm 2 metra para vetes, shihni përtej Tiranës, pasi atje janë plagët më të forta të këtij vendi.

Atje ku alarmi S.O.S nuk ndalon së ndriçuari!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top