Connect with us

Holanda kërkon rikthimin e vizave? Vjen një lajm i mirë për shqiptarët (VIDEO)

Lajme

Holanda kërkon rikthimin e vizave? Vjen një lajm i mirë për shqiptarët (VIDEO)

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, ka zhvilluar sot një inspektim në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, për të parë nga afër zbatimin e proçedurave të përshpejtuara për krijimin e lehtësira ligjore për shtetasit që hyjnë e dalin nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, me qëllim shmangien e rradhëve të gjata, si të masave të shtuara për kontrollin e kalimit të shtetasve shqiptarë për në zonën Shengen, me qëllim parandalimin e rasteve që synojnë të kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme.
Në një komunikim me median, Drejtoresha e Kufirit Aida Hajnaj tha:
– ” Qëllimi i inspektimit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka qenë për të parë si janë zbatuar masat, për sa i përket planit të zbatimit të turizmit, fluksin e qytetarëve në këtë pikë kalimi kufitar dhe zbatimin e Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbi forcimin e rregullave të kalimit të shtetasve shqiptarë në vendet Shengen.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top