Connect with us

Italia mbeti jashtë Botërorit, Igli Tare u jep mend çfarë duhet të bëjnë tani

Video

Italia mbeti jashtë Botërorit, Igli Tare u jep mend çfarë duhet të bëjnë tani

Italia mbeti jashtë Botërorit, Igli Tare u jep mend çfarë duhet të bëjnë taniK. Demiraj

Sport

tareIsh-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ishte mysafir mbrëmjen e djeshme në programin më të rëndësishëm sportiv në Itali, "Domenica Sportiva".

Igli foli për situatën që po kalon futbolli italian, pas mos arritjes së kualifikimit në Kupën e Botës "Rusi 2018".

‘Të njëjtin problem që po vuan Italia tani e ka vuajtur Gjermania në vitet ‘90. Ka ardhur momenti të besohet te të rinjtë, për të kërkuar kualifikueset. Ka shumë të rinj të talentuar. Duhet dhënë kurajo këtyre futbollistëve’ deklaroi Tare.

Megjithatë, Tare tregoi shumë optimizëm për të ardhmen e kombëtares italiane.

‘E kam vuajtur edhe unë humbjen e Italisë, sepse botërori është bosh pa Italinë. Por nga një situatë e tillë duhet te luftohet për më të mirën dhe bazat janë, me futbollistë të rinj të talentuar dhe mos harrojmë faktin që Italia ka trajnerë shume të mirë. Duhet një projekt afatgjatë dhe me shumë besim’, deklaroi më tej drejtori i Lazios.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top