Connect with us

Jo vetëm eklipsi/Koha me shi mbulon Shqipërinë, çdo të ndodhë sot në vend?

Lajme

Jo vetëm eklipsi/Koha me shi mbulon Shqipërinë, çdo të ndodhë sot në vend?

Kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të na shoqërojnë gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin, më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore-verilindore duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër.Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat veriore por në qendër dhe jug të vendit do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu të izoluar.

Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, për sa i përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rënie me 2 gradë celcius në të dy vlerat ekstremale të ditës. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celcius ndërsa ato minimale në 19 gradë.

Era do të fryjë mesatare gjate ditës por deri e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top