Connect with us

Kompani e llogari bankare, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar për trafikun e heroinës

Video

Kompani e llogari bankare, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar për trafikun e heroinës

Kompani e llogari bankare, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar për trafikun e heroinësA. Naçi

Lajme

Ditën e djeshme u njoftua nga policia italiane finalizimi i operacionit “Smoke Snake” që u zhvillua dje në Napoli. Në prangat e policisë ranë 21 persona dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në mesin e të arrestuarëve tre ishin shqiptarë, ndërkohë që tre të tjerë janë të shpallur në kërkim.

Shqiptarët e arrestuar janë Luan Çika alias Luan Hyseni 36 vjeç, Everton Ndreraj 26 vjeç dhe Eduard Shehaj 39 vjeç. Gjithashtu janë publikuar dhe emrat e tre shqiptarëve të tjerë në kërkim që janë Arian Demiri 30 vjeç, Altin Xoxa 47 vjeç dhe Xhimi Isiu 33 vjeç.

Në këtë operacion të policisë italiane mori pjesë edhe policia shqiptare, e cila shkëmbeu informacion me homologët italianë.

Burimet thonë se në Shqipëri ky grup kriminal nuk ka kryer në asnjë rast trak droge. Heroina dhe kanabisi trafikohej në Napoli të Italisë nga Turqia dhe Holanda. Konkretisht, heroina nga Turqia dhe kanabisi nga Holanda.

Ky hetim ka nisur nga pala italiane që në Qershor të vitit 2016 dhe prej një viti janë sekuestruar 8 kg heroinë dhe 38 kg marijuanë të kësaj organizate. Ndërkohë, policia thotë se janë sekuestruar edhe 500 mijë Euro pasuri të këtij grupi kriminal, që janë 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro në cash dhe 3 kompani.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top