Connect with us

Kush është shqiptari nga Rrësheni i ekzekutuar në Belgjikë, dyshimet për hakmarrje

Lajme

Kush është shqiptari nga Rrësheni i ekzekutuar në Belgjikë, dyshimet për hakmarrje

Dy persona të maskuar ekzekutuan me dy plumba 31- vjeçarin shqiptar me origjinë shqiptare Niko.K në një kafene në në Saint-Denis në Forest të Belgjikës. Lajmi është publikuar ditën e mërkurë në disa nga mediat në Belgjikë.Por kush është Niko K.? Niko.K është në të vërtetë Kreshnik Gjini nga qyteti i Rrëshenit.

Dyshohet se vrasja e 31 -vjeçarit Gjini të jetë kryer për hakmarrje pas disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin verior të Rrëshenit dhe në Itali.

Gjithashtu në vitin 2008 Kreshik Gjini së bashku me vëllain e tij Besmir Gjini janë arrestuar nga policia pasi në 30 gusht të 2008 tentuan të vrisni një person për motive të dobëta, shkruan tvklan.

Ngjarja 31 Gusht 2008

RRËSHEN- Dy vëllezër nga Rrësheni janë arrestuar nga policia pasi një ditë më parë kanë tentuar të vrasin një person për motive të dobëta. Madje njëri prej vëllezërve edhe është plagosur gabimisht nga dora e të vëllait. Burimet zyrtare të policisë pohuan se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolsh të Rrëshenit. Policia ka marrë fillimisht njoftimin për plagosjen e Besmir Gjinit por më pas hetimet kanë zbardhur gjithçka.

Vëllezërit Kreshnik dhe Besmir Gjini janë konfliktuar me shtetasin Elidon Gjoka. Pas konfliktit ata e kanë goditur Gjokën me mjete te forta dhe ai i është kundërpërgjigjur. Kreshnik Gjini ka qëlluar me pistoletë ndaj Elidon Gjokës me qëllimin për ta vrarë por plumbi ka kapur gabimisht vëllanë e tij, Besmir Gjini”,- thanë burimet zyrtare të policisë.

Pas kësaj Kreshnik Gjini ka hedhur armën e krimit dhe ka transportuar të vëllanë në spitalin e qytetit të Rrëshenit.

Por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë dhe ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Kryeqytet.

Fillimisht policia kreu arrestimin e shtetasit Kreshnik Gjini, i cili deklaroi se ka plagosur pa dashje të vëllanë. Më pas u krye edhe arrestimi i Elidon Gjinit, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak.

Të dy vëllezërit akuzohen për veprat penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top