Connect with us

“Ky është bosi që lëvizte me “Audin” e Tahirit, trafikonte drogën”, Basha nis nga akuzat

Video

“Ky është bosi që lëvizte me “Audin” e Tahirit, trafikonte drogën”, Basha nis nga akuzat

"Ky është bosi që lëvizte me "Audin" e Tahirit, trafikonte drogën", Basha nis nga akuzatG. Hasani

Lajme

Mëngjesin e sotëm në Katania të Italisë u finalizua një operacion i madh antidrogë, ku u shkatërrua një bandë kriminale e mirëorganizuar që drejtohej nga italianë dhe shqiptarë.

Organizata kriminale kishte transportuar kohën e fundit rreth 3.5 ton marijuanë përmes Shqipërisë. Në pranga e policisë kanë rënë 7 persona, 4 shqiptarë dhe 3 italiane.

Por nga emrat e bërë publike nga policia italiane, të bie në sy arrestimi i Moisi Habilaj, i cili sipas opozitës është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, ndërsa në shumë raste ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se ai trafikonte drogë me makinën e Tahirit, tip "Audi".

Pak minuta më parë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan për kapjen e Moisi Habilaj duke e cilësuar si kreun e trafikut të drogës nga Shqipëria.

Basha thotë se Moisiu lëvizte në makinën e ish- minsitrit Tahiri të denoncuar edhe më herët nga opozita.

Ai shkruan në Facebook:

Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top