Connect with us

Lirimi i Genc Tafilit, reagon Presidenti Meta: Të fillojë urgjentisht verifikimi

Kuriozitete

Lirimi i Genc Tafilit, reagon Presidenti Meta: Të fillojë urgjentisht verifikimi

Lirimi i Genc Tafilit, reagon Presidenti Meta: Të fillojë urgjentisht verifikimi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lirimit para kohe nga burgu të Genc Tafilit. Në një reagim për mediat thuhet se Meta ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.

“Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate”, thuhet në deklaratë.

Më tej Presidenti i Meta garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit.

Presidenti i Republikës mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit.

Gjykata e Krujës liroi sot me kusht Genc Tafilin. Vendimi është firmosur nga gjykatësja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila pranoi kërkesën e të dënuarit të cilit i kishin mbetur edhe 3 vite burg që të dilte në liri të plotë.

Genc Tafili ndodhej në burg prej 2 gushtit të vitit 2000, pasi u vu në pranga menjëherë pas ekzekutimit të ish- drejtorit të policisë së Shkodrës.

Asokohe policia organizoi një aksion për kapjen e Bari Tafilit, person i shpallur në kërkim, por pati shkëmbim zjarri.

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë Bari Tafili dhe kolonel Zylyftari. Genc Tafili është vëllai i Admir Tafilit, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top