Connect with us

Makina që shkaktoi aksidentin fatal në Kamëz drejtohej nga një 15-vjeçar, vdes njëri prej fëmijëve

Lajme

Makina që shkaktoi aksidentin fatal në Kamëz drejtohej nga një 15-vjeçar, vdes njëri prej fëmijëve

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi rreth orës 15:30 në qytetin e Kamzës, pranë rrugës së quajtur “Donald Trump”.

Makina tip “Benz” që u aksidentua, kishte si pasagjerë fëmijë, por fakti tmerrshëm i lajmëruar nga Policia, është së edhe drejtuesi i mjetit ishte një i mitur 15 vjeç me inicialet E.P. Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjeti dhe është përplasur me dy shtylla, ashtu siç njoftuan pak më parë qytetarët për JOQ.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).

Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, njoftohet paraprakisht.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Shpresojmë që Policia Rrugore, ashtu si edhe prindërit të tregojnë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, sepse një 15-vjeçar ashtu si edhe një 11 apo 13-vjeçar, nuk janë të përgjegjshëm për veprimet e tyre që mund të jenë edhe me fund fatal.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top