Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Çrregullimi i pigmentimit të lëkurës i shkaktuar nga rrezet UV, sëmundjet e caktuara, plakja, shtatzënia apo plagët, gjithashtu, çon në shfaqjen e njollave të pigmentit në lëkurë.

Këto njolla mund të shfaqen në cilëndo pjesë të trupit, por më së shpeshti në fytyrë dhe duar, transmeton Telegrafi.

Për t’i hequr njollat nga fytyra, shenjat dhe hiperpigmentimin në kushte shtëpiake, ju nevojiten 1 lugë kafeje shafran (kurkumë) pluhur dhe 1 lugë kafeje lëng limoni.

hh

Duhet mirë t’i përzieni këta dy përbërës dhe ta vendosni këtë përbërje në pjesët e përfshira nga njollat.

Prisni rreth 15 minuta derisa përzierja të thahet tërësisht. Lajeni me ujë të vakët.

LEXO EDHE ->  Konsumi i përditshëm i çajit të gjelbër mund të bëjë çudira për trupin tuaj

Pas këtij tretmani, nuk rekomandohet t’ia ekspozoni lëkurën rrezeve të diellit!

Vazhdoni shërimin dy herë në javë derisa të shikoni rezultatet.

Lëngu i limonit do të pastrojë lëkurën dhe do t’i japë shkëlqim.

Është me rëndësi të përmendet që nëse keni lëkurë tepër të ndjeshme, apo shumë të thatë, zëvendësojeni lëngun e limonit me qumësht, apo zbuteni me një sasi të vogël uji.

h

Hiperpigmentimi është rregullim i ngjyrës së lëkurës, që karakterizohet me hapësirat e errëta në lëkurë, e shkaktohet nga rritja e sasisë së melaninës, pigmentin e errët të lëkurës.

Real Time Web Analytics