Connect with us

Ndjekje si në filma: Tre hajnat shqiptarë hidhen nga ura – shihni çfarë ndodh më pas (Video)

Video

Ndjekje si në filma: Tre hajnat shqiptarë hidhen nga ura – shihni çfarë ndodh më pas (Video)

Tre shqiptarë, pjesë e një bande grabitësish janë vënë në pranga në Itali, pas një ndjekje si nëpër filma dhe tentativave të shumta për t’i shpëtuar policisë.

Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka ndodhur në kufirin midis Pordenones dhe Veneto.

Policia ishte vënë në ndjekje të një Audi A6, brenda të cilës udhëtonin tre shqiptarë më pas se 30 vjeçarë.

Tre të rinjtë me origjinë shqiptare u ndoqën nga policia pasi po ecnin me shpejtësi të madhe, sikur të kishin diçka për të fshehur.

Kur panë se makina e policisë ishte sipër urës e ata nuk kishin mundësi shpëtimi, lanë Audin dhe u hodhën në lumë, që nga ura, shkruajnë mediat shqiptare.

Dy prej tyre u arrestuan menjëherë, uji ishte shumë i ftohtë dhe nuk mundën të notonin gjatë. Tjetri u prangos në pyll aty pranë.

Ndjekja deri në kapjen e tyre zgjati mbi 2 orë. Policia tha se makina ishte e vjedhur, ndërkohë që shqiptarët ishin skeduar për disa vjedhje.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top