Connect with us

“Në Shqipëri na vrasin”, Vironi dhe Denada bëhen grekë për të qëndruar në Amerikë

Video

“Në Shqipëri na vrasin”, Vironi dhe Denada bëhen grekë për të qëndruar në Amerikë

"Në Shqipëri na vrasin", Vironi dhe Denada bëhen grekë për të qëndruar në AmerikëS. Bardhi

Lajme

Dy shtetas shqiptarë në SHBA me sa duket po luajnë të gjitha kartat vetëm që të fitojnë qëndrimin aty.

Fjala është për familjen Rondo, ku Denada Rondo ka hyrë ilegalisht në SHBA dhe që prej vitit 2007 është duke u endur dyerve të avokatëve dhe institucioneve përkatëse ligjore për emigrantët.

Por, lëvizja e tyre e fundit padyshim nuk i pëlqen asnjë shqiptari edhe nëse nuk është fare patriot.

Denada dhe burri i saj Vironi janë shprehur se kanë prejardhje greke dhe se në Shqipëri ndihen të kërcënuar për jetën.

Të dy pretendojnë se janë grekë etnikë të lindur në Shqipëri.

Dhe për ta përforcuar këtë Viron Rondo ka thënë:

Grekët janë të persekutuar në Shqipëri, si për etninë e tyre ashtu edhe për besimin e tyre të krishterë ortodoks. Një nga shokët e mi të shkollës u vra kohët e fundit, në shënjestër për shkak se ai fliste greqisht. Në Shqipëri i djegin dhe i dëmtojnë kishat ortodokse. Kemi vendosur që 3 fëmijët të kthehen me Denadën në Shqipëri nëse vendoset përfundimisht për dëbimin e saj, sepse këtu unë punoj 10 orë në ditë dhe përveçse do humbnin nënën e tyre, do kishin edhe një baba me kohë të pjesshme.”

Denada, 32-vjeçe, ka hyrë në SHBA në vitin 2002 me një pasaportë të dikujt tjetër por që kishte ngjashmëri me të dhe më vonë ka kërkuar zail politik, por që iu mohua.

Në vitin 2008 Denada u martua me Vironin dhe ai e dinte që bashkëshortja e tij kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA dhe se në vitin 2007 Gjykata e Emigracionit kishte lëshuar një urdhër dëbimi për të.

Por, Vironi thotë:

Në 9 vite qëkur jemi martuar u përpoqëm në çdo mënyrë ligjore për ta zgjidhur situatën e Denadës. Bëmë aq sa një njeri mund të bëjë.”

Denada ka aplikuar sërish, por i është mohuar qëndrimi në SHBA dhe kjo do të thotë se shanset që Denada të kthehet në Shqipëri janë të larta.

Por, burri i saj Vrioni nuk përmend askund ndarjen sentimentale me gruan e tij, veçse thotë që prejardhja greke e Denadës mund ta bëjë atë një objektiv të persekutimit etnik.

Ndërkohë, që ne e dimë se realiteti këtu është shumë ndryshe dhe askush nuk persekuton dikë me baza etnike të ndryshme.

Epo, kësaj i thonë të shesësh atdheun për një qëndrim në Amerikë. Shumë përdorin lloj-lloj metodash për të fituar azil në vende të huaja, por kjo nuk ishte dyshuar deri më sot…/JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top