Connect with us

Nëna, baballarë e kamerierë, rrahen në restorant (Video)

Video

Nëna, baballarë e kamerierë, rrahen në restorant (Video)

Në restorantin e një “qendre argëtuese “Chuck E. Cheese në Florida që merret me organizimin e ahengjeve për ditëlindje, gjatë vikendit ka ndodhur një rrahje masive, në të cilën kanë marrë pjesë prindër, disa fëmijë dhe kamerierët.

Por këtë përleshje e ka filmuar dikush me telefon mobil, të cilën më pas e ka postuar në internet, transmeton Telegrafi.

Në “luftë” kanë dominuar nënat dhe baballarët, të cilët kanë shkëmbyer grushta dhe shqelma por nuk kanë munguar as kapja për flokë.

Në video mund të shihen se si gratë ia gërvishtin njëra-tjetrës fytyrën, derisa meshkujt shkëmbejnë grushta dhe tërheqin zvarrë njëri-tjetrin nëpër restorant.

Sipas Daily Mail, shumica e fëmijëve që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë qenë të frikësuar tej mase, por nuk kanë munguar edhe disa prej tyre që i janë bashkuar rrahjes masive, duke u munduar të mbrojnë prindërit e tyre.

Por ngjarja u bë ende më e rëndë kur në luftë përfshin edhe kamerierët e restorantit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top