Connect with us

Nëse celuari juaj i ka këto shenja, ai po përgjohet!

Lajme

Nëse celuari juaj i ka këto shenja, ai po përgjohet!

Rruga zyrtare që mund të ndjekë një individ për të kuptuar nëse i përgjohet apo jo telefoni fiks ose ai celular, është kërkesa pranë kompanisë që ofron shërbimin.

Sigurisht që një përgjigje mund të vijë dhe standardi i pritshëm i kësaj përgjigjeje mund të jetë: Përgjimi i numrit tuaj telefonik bëhet vetëm me urdhër të gjykatës.

Po vetë, a mund të kuptoni nëse ju përgjohet telefoni?

Po, në media të specializuara ndërkombëtare raportohet se ka disa shenja që tregojnë se telefoni juaj mund të jetë duke u përgjuar.

Përsëritja e zërit apo jehona

Telefoni juaj ndoshta përgjohet, nëse ju konstatoni se zëri juaj dhe/ose i personit tjetër në thirrje, përsëritet. Nëse kjo ndodh rregullisht në çdo telefonatë që kryeni, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.

Pasi keni mbyllur telefonin

Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi.

Bateria e nxehtë e celularit

Në qoftë se bateria e telefonit tuaj celular është e nxehtë ndërkohë që ju nuk e keni përdorur telefonin në disa minuta të mëparshme, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.

Shenja të jashtme në celularin tuaj

Në qoftë se shikoni që drita e ekranit të telefonit tuaj celular ndizet pa e hapur ju, kjo tregon se ndoshta dikush po punon duke bërë transferim të dhënash nga telefoni juaj, ose edhe po ju përgjojnë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top