Connect with us

Nxënës që do të bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë, enigmat e projektit të ri të Rilindjes

Video

Nxënës që do të bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë, enigmat e projektit të ri të Rilindjes

Nxënës që do të bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë, enigmat e projektit të ri të RilindjesA. Shehaj

Lajme

23782335_1717876018231778_1183659425_n

Është fakt tashmë se në shkollat më të mira europiane, si për shembull në Finlandë dhe Danimarkë, nuk jepen detyra shtëpie ose jepen shumë pak të tilla.

Këtë mënyrë të re të të mësuarit duket se do të fillojnë ta praktikojnë edhe shkollat fillore në Shqipëri.

Kjo pasi duke filluar që nga muaji janar detyra e shtëpisë do të zhvillohen në shkollë, ndërsa për të lehtësuar çantat e nxënësve, librat do të mund të ndahen në dy pjesë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në një lidhje direkte nga zyra e saj për “Tonight Ilva Tare”.

Nikolla tha:

Do të krijojmë një standard më të thjeshtuar që mësuesit të mos shpenzojnë kohë për të gjithë materialet. Unë kam kërkuar nga shtëpitë botuese që ta ndajnë tekstin në dy pjesë. Do të fillojmë pilotimin në janar në 20 shkolla që të bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë. Me këtë, do të krijojmë mundësi që nxënësit që nuk i kanë mundësitë të kenë mundësi të barabarta që të mësojnë në shkolla”.

Por ministrja nuk ka shpjeguar se si do të funksionojë kjo praktikë e re, pasi vendet që e praktikojnë këtë metodë, kanë një sistem arsimor në “avangardë”.

Çka do të thotë se arrihet synimi për t’i zhvilluar këto detyra në klasë, duke zgjatur kështu edhe orarin e qëndrimit në shkollë.

Ministrja Nikolla nuk ka sqaruar as se si do të shmangen problemet me orarin e mësuesve që do t’ju duhet të qëndrojnë më gjatë në shkolla.

Përveç kësaj kjo praktikë e re në mësimdhënie do të zhvillohet në mes të vitit arsimor, duke rrezikuar kështu për t’i bërë nxënësit më konfuzë, sidomos në rast se nuk do të rezultonte efektive.

Nuk dihet se cilat shkolla do të pilotohen për të provuar këtë standard të ri, por kjo çështje ka hapur debate edhe në shkollat e zhvilluara në SHBA.

Sipas kritikëve kjo metodë nuk do të motivonte nxënësit dhe nuk do të ishte efektive, pasi ata do të mësoheshin pa konceptin e kryerjes së detyrave duke mos u përshtatur edhe me ekuilibrimin e ngarkesës së punës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top