Connect with us

Panuçi vihet në siklet nga gazetarët gjatë koferencës për shtyp, ja si reagon ai

Video

Panuçi vihet në siklet nga gazetarët gjatë koferencës për shtyp, ja si reagon ai

Panuçi vihet në siklet nga gazetarët gjatë koferencës për shtyp, ja si reagon aiK. Demiraj

Sport

panucciShqipëria ka mbyllur sot zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Turqisë dhe duket se është gati të zzbresë në fushë për një rezultat pozitiv.

Trajneri Kristian Panuçi ka folur në konferencë për shtyp nga Antalia ku ka folur për ndeshjen që e pret, teksa është arsyetuar edhe për thirrjen e futbollistëve të dëmtuar si dhe ata pa skuadër.

Një nga gazetarët e ka vënë në siklet italianin duke e pyetur: Pse ke grumbulluar në Kombëtare lojtarë të dëmtuar? Dhe përgjigjia e Panuçit ishte kjo:

Sepse duhet të sillemi si profesionistë të gjithë. Një lojtar qe thotë jam i dëmtuar duhet të sjellë me vete një rezonancë, një eko. Ndryshe, duhet ta shikoj mjeku i kombëtares nëse lojtari është i gatshëm apo jo. Federata në këtë rast është sjelle ne mënyrë profesionale. Strakosha ishte rast i veçuar, sepse vetëm të enjten ju shfaqën problemet e vjetra. Latifi kur e pyesja përgjigjej: jam mire, jam mire…

Ndërkaq, pyetja e radhës ishte sërish provokuese: Po lojtarë pa ekip pse keni grumbulluar? Dhe ja si u justifikua Panuçi:

Po i referoheni Alijit… Përpara se të jemi një skuadër, jemi një familje dhe që në momente të tilla duhet t’i japim një dore edhe lojtarëve që janë në vështirësi. Aliji për mua është një lojtar i nivelit evropian që ka qenë pjesë e grupit dhe që normalisht donte një mundësi. Gjatë javës ka punuar shume mire, edhe pse nuk i ka 90 minutat në këmbë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top