Connect with us

Xheni dhe Benardi pas ndarjes u larguan dhe nga DWM, kanë një mesazh për fansat

Kuriozitete

Xheni dhe Benardi pas ndarjes u larguan dhe nga DWM, kanë një mesazh për fansat

Xheni dhe Benardi pas ndarjes u larguan dhe nga DWM, kanë një mesazh për fansat

Nisi në dritat dhe kamerat e Big Brother, vijoi edhe për disa muaj jashtë shtëpisë së famshme, por përfundoi sërish para syve të të gjithëve. Xheni dhe Benardi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë dhe bashkë me të, edhe pjesëmarrjes në DWM.

Megjithëse nga skena e Tv Klan, një javë me parë, ata deklaruan se lidhja ishte në krizë, çifti e kanë pasur të vështirë ta vijojnë lojën dhe të jenë bashkë, të paktën për tre minuta në skenë, ndaj kanë zgjedhur që ta ndërpresin edhe garën e kërcimit.

Megjithatë, në respekt të të gjithë fansave që i kanë mbështetur, ndoshta më shumë se çdo çift tjetër në këtë edicion të DWM, Xheni dhe Benardi kanë dërguar nga një mesazh, shkruan class. Në mirënjohje të të gjithë publikut dhe fansave, ata kërkuan ndjesë që nuk e vijuan deri në fund eksperiencën në DWM.

“Dua t’ju falënderoj shumë nga zemra për mundësinë që më keni dhënë për të qenë pjesë e këtij spektakli. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, por kur je çift në jetë dhe në skenë, është pak e vështirë të përballosh të tilla situata, por gjithsesi dua të falënderoj Benardin për momentet që kemi kaluar bashkë në këto muaj, dua të falënderoj Klanin, dua të falënderoj produksionin, stafin dhe të gjithë Shqipërinë. Është një eksperiencë që nuk do ta harroj dhe më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu”, u shpreh Xheni.

Ndërsa Benardi, më i rezervuar për ta ndarë jetën private në ekran, tha se edhe për të, ky moment nuk ka qenë i lehtë: “S’e kam të thjeshtë të flas për gjërat e mia personale në televizion, por për dashurinë që më kanë dhënë si produksion, e ndiej se duhet t’ju falënderoj të gjithëve, sepse e di që keni besuar te ne, madje disa nga ju edhe jeni frymëzuar nga ne, dhe dua të kujtoj vetëm momentet e bukura”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top