Connect with us

Plas skandali fiskal “Paradise Papers”, këta janë të famshmit miliarderë që fshehin pasurinë

Video

Plas skandali fiskal “Paradise Papers”, këta janë të famshmit miliarderë që fshehin pasurinë

Plas skandali fiskal “Paradise Papers”, këta janë të famshmit miliarderë që fshehin pasurinëF. Tenolli

Lajme

Një skuadër gazetarësh investigativë të mediave gjigante botërore BBC, The Guardian, New York Times etj kanë zbuluar skandalin të ri fiskal të quajtur “Paradise Papers”

Kjo rrjedhje informacione dhe dokumentesh financiare konsiderohet si e dyta më e madhja në histori pas skandalit të “Panama Papers”.

Në këtë skandal të bujshëm botëror janë përfshirë emrat e disa prej personave më të pasur të botës dhe liderëve të vendeve më të fuqishme.

Ky skandal i ri financiar që pritet të sjellë pështjellime në të gjithë botën dhe do të përfshijë edhe Shqipërinë.

“Paradise Papers” është një hetim për parajsat fiskale, shoqëritë offshore, që mashtrojnë financat e vendeve të tyre.

Ai që e kryeson këtë listë është filantropisti George Soros, financuesi i shumë projekteve ndërkombëtare në vendet europiane, por edhe në vendin tonë.

Italianët e quajnë 'mbreti i emigrantëve', për shkak se dyshohet se ka financuar spekulime të shumta financiare dhe lëvizjen e paligjshme të njerëzve.

Me sa duket këto para të Sorosit vijnë nga këto parajsa fiskale, me anë të të cilave ai bën të mundur financimin e lëvizjeve të ndryshme nëpër botë, si ajo e antiTrump në SHBA.

Në këtë listë përfshihet gjithashtu edhe emri i mbretëreshës Elisabeth, Maddona, Donald Trump, një nga themeluesit e Microsoft, Paul Allen, ish-komandanti suprem i NATO-s në Europë, Wesli Clark, mbretëresha Noor e Jordanisë, etj.

Në lista pritet të dalin edhe emrat e politikanëve të korruptuar, riciklues parash të pista dhe trafikantë droge.

Miliona paundë të Mbretëreshës Elisabeta investohen në fonde offshore në parajsat e taksave të Karaibeve.

Mbretëresha rezulton të ketë investuar në parajsën fiskale të ishullit Kajman nëpërmjet Dukës Lancaster, por nuk është e vetmja. Në dokumentet e reja të zbuluara rezulton të jetë edhe Raina, Mbretëresha e Jordanisë si dhe këngëtarja Madona.

Në siklet pas zbulimit të kësaj parajse të reje fiskale është edhe Lord Ashcroft, biznesmen dhe ish-kreu i Parisë Konservatore britanike, që mësohet të ketë fshehur një pasuri 450 milionëshe në llogaritë offshore.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top