Connect with us

Prishja e banesave, Dule sulmon Ramën: Po sillet si pushtues, Himara do të rezistojë

Video

Prishja e banesave, Dule sulmon Ramën: Po sillet si pushtues, Himara do të rezistojë

Prishja e banesave, Dule sulmon Ramën: Po sillet si pushtues, Himara do të rezistojëA. Shehaj

Lajme

rma

Pas nisjes së prishjes së ndërtimeve pa leje në Himarë dhe protestave të banorëve të zonës, ka reaguar Vangjel Dule. Në një prononcim për mediat, Dule ka sulmuar Ramën dhe e ka cilësuar sjelljen e tij si të një pushtuesi.

Kreu i PBDNJ tha:

Sjellja e kryeministrit Rama ndaj Himarës dhe himariotëve mund të krahasohet me sjelljen e një pushtuesi. Po cenohen të drejta stërgjyshore pronësore. Cenohen parime elementare të shtetit të së drejtës. Nëpërkëmben në mes të ditës demokracia funksionale dhe respektimi i të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit. Himara që u ka rezistuar shekujve me identitetin dhe idealet e veta, që u ka rezistuar stuhive shumë më të vështira se këto të sotmet nuk do të mund të mposhtet nga perversitetet ligjore dhe institucionale aventureske të zotit Rama".

Ndërkohë në Himarë banorët kundërshtojnë prishjen dhe janë përplasur ashpër me policinë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top