Connect with us

Rruga e vdekjes/ Qytetari: Po vdesin njerëz për shkak të gropave

Video

Rruga e vdekjes/ Qytetari: Po vdesin njerëz për shkak të gropave

Rruga e vdekjes/ Qytetari: Po vdesin njerëz për shkak të gropaveS. Shtjefni

Vec-e-jona

Gjendja e rrugëve në vendin tonë vazhdon të jetë sikur jemi në një shtet ku ka luftë, e cila ka lënë gjurmët e saj kudo ku hedhim sytë dhe këmbët.

Është për të ardhur keq që në një kohë kur duhet të ishim duke punuar dhe jetuar për një mirëqënie më të mirë, për shkak të moskokëçarjes politike në lidhje me këtë, në rrugët tona vdesin njerëz. Këto vdekje shkaktohen sigurisht nga aksidente, por edhe këto aksidente e kanë një shkak. Është shteti ai që duhet të marë masa duke parandaluar rrezikshmërinë nëpër rrugë, duke ofruar sinjalistikë dhe rrugë me standarte të larta sigurie.

Pranë redaksisë sonë, sot ka ardhur një ankesë nga një qytetar, i cili ankohet pikërisht për këtë, duke vënë në dukje gjendjen e një rruge kryesore në fshatin Sallmone, pranë Shijakut.

Kjo rrugë, jo vetëm që nuk ka gjurmë mirëmbajtjeje, por kurrë nuk është vënë dorë prej shumë e shumë vitesh. Mirë trotuar që nuk ka, por edhe vetë rruga përbën rrezik si për këmbësorët, ashtu edhe për shoferët. Këtyre të fundit u duhet të bëjnë manovra të forta gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, pasi ka gropa të mëdha pa fund.

Siç duket shtetit i interesojnë vetëm qytetet kryesore ku ka më shumë vota. Sa për të tjerët, duhet të jetojnë sikur të jenë në një vënd të braktisur të botës së tretë në gjendje lufte.

Ky është denoncimi i mesazh dërguesit për JOQ.al :

Pershendetje JOQ…ju lutem postojeni pak kete rruge kryesore, ndodhet ne Sallmone qe te çon per ne Katund-Sukth eshte nje fshat qe ka banor pothuajse barabarte me qytezen e Shijakut dhe shteti nuk vendos dore. Kjo rruge po kthehet ne burim aksidenti pasi te gjithe kembesoret detyrohen te dalin ne rruge para makinave pasi gropat jane shume te medha dhe kur bie shi nuk duken fare. Jane perplasur shume njerez qe qarkullojne me biçikleta duke i dale makina dhe jane rrezuar shume njerez qe nuk i dijne gropat. Te besh shtet nuk do te thote te rregullosh vetem qendrat e qyteteve dhe duke lene pas fshatra te medhej."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top