Si të hiqni njollat e verës, vajit dhe kafes nga rrobat

njollat-780x439

ARTIKUJ TE NGJAJSHEM

loading...

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që, gjatë një darke me familjen ose me shoqërinë, të kemi bërë pis veshjen tonë të preferuar.

Përgjithësisht njollat e bëra nga ushqimi hiqen me lehtësi, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për njollat e yndyrës dhe verës.

Më poshtë do të mësoni si të hiqni njollat e vajit, verës dhe kafes nga rrobat.

Njollat e kafes

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë.

Përbërësit:

  • Uthull të bardhë
  • Sodë buke
  • Peshqir
  • Furçë dhëmbësh

Udhëzime

  • Njomni një peshqir me uthull të bardhë dhe me të fërkoni me kujdes pjesën me njolla në rrobë.
  • Nëse njolla e kafes ka shumë kohë tek rroba, mbulojeni atë me sodë buke dhe më pas e fërkoni me një furçe dhëmbësh.
  • Në fund e lani me ujë të ftohë

Njollat e verës

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë.

Përbërësit

LEXO EDHE ->  Vetitë e pabesueshme shëndetësore të limonit dhe sodës së bukës
Loading...
  • Uthull të bardhë
  • Sodë buke
  • Furçë dhëmbësh

Udhëzime

  • Njomni pjesën e njollosur me uthull të bardhë për të paktën 15 minuta.
  • E fërkoni atë me një peshqir të pastër.
  • Pastaj e mbuloni menjëherë me sodë buke.
  • Lageni furçën me uthull të bardhë dhe fërkoni me kujdes pjesën ku keni hedhur sodë buke.
  • Në fund e lani me ujë të ftohtë.

Njollat e vajit

Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri në 2 ditë.

Përbërësit:

  • Sodë buke
  • Sapun të lëngshëm
  • Uthull të bardhë
  • Furçë

Përbërësit

  • Mbulojeni pjesën e njollosur me sodë buke. Lëreni për të paktën 45 minuta. Nëse njolla ka qëndruar për shumë kohë në bluzë, zgjateni kohën të paktën deri në 2 orë.
  • Më pas hidhni pak sapun të lëngshëm sipër sodës së bukës.
  • Merrni furçën e dhëmbëve të njomur në uthullën e mollës dhe fërkoni me kujdes pjesën e njollosur.
  • Në fund e lani me ujë të ftohtë.
loading...
Lexo edhe => Këshillojnë prostitutat: Këto gjëra ju bëjnë ekspertë të seksit, ja si ta përdorni gjuhën