Connect with us

Sportisti shqiptar u vra në Itali, mesazhet prekëse të babait: 4 ditë të zeza pa djalin tim

Lajme

Sportisti shqiptar u vra në Itali, mesazhet prekëse të babait: 4 ditë të zeza pa djalin tim

Fjalë prekëse, dedikime dhe foto pafund me të birin e vrarë në rrethana misterioze pak ditë më parë në Itali.
Pajtim Berisha, babai i Ilir Berishës, 24-vjeçarit që u ekzekutua me dy plumba në gjoks në 15 shtator në Monza të shtetit fqinj, ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut mesazhe prekëse, ku vajton humbjen e djalit të tij, sportist.

“Sa t’kem jetën me jetue kurrë s’ku me t’harrue un për ty kam me jetue tona hallet ku me ti marue. Dej sa të des s’kam mu gzue’, shkruan babai, i cili jeton në Fieri.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë ai ka postuar një tjetër mesazh kushtuar të birit, duke shoqëruar me një foto të tij, ndërsa shkruan: “4 dit të zeza kan kalu, 4 dit pa djalin tim, jet e poshter fat i zi”.

Familja Berisha prej 4 ditësh ka hapur dyert e mortit në pritje të trupit të pajetë të djalit të tyre. Mësohet se trupi i pajetë i të riut vjen sot pranë familjes së tij, ku edhe do të kryhet ceremonia mortore.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top