Connect with us

Të fshehtat “e errëta”, e dinit se Papa Françesku ka punuar si truproje në një disko?

Video

Të fshehtat “e errëta”, e dinit se Papa Françesku ka punuar si truproje në një disko?

Të fshehtat "e errëta", e dinit se Papa Françesku ka punuar si truproje në një disko?A. Shehaj

Kuriozitete

Nuk është e lehtë të bëhesh i famshëm dhe të jesh një nga njerëzit më të pasur në botë, njëkohësisht. Ndoshta nuk do ta besoni po t'ju themi se të gjithë vijmë në këtë botë me mundësi të barabarta dhe është në dorën tonë të ndryshojmë fatin dhe të bëjmë histori.

Mos na besoni ne, por lexoni më poshtë për historinë e pikënisjes së këtyre njerëzve të famshëm, emrat e së cilëve i keni dëgjuar të gjithë, qoftë edhe një herë të vetme.

Tani janë të famshëm dhe të pasur, por punët e tyre fillestare kanë qenë shumë të rëndomta…

Donald Trump mblidhte shishe – Udhëheqësi amerikan u bë i pasur, por babai i tij donte që ti mësonte vlerën e parave. Babai i tij e conte në kantiere, ku ai dhe vëllai i tij kërkonin shishe bosh për ti kthyer për para. Ai ka thënë për Forbes se nuk ka fituar shumë, por ka mësuar të punojë për të fituar paratë.
Barack Obama shiste akullore – Si adoleshent i rritur në Honolulu, Obama zuri punën e tij të parë në Baskin-Robbins Ice Cream Bar.
Jeff Bezos punonte në kuzhinën e McDonalds – Themeluesi dhe CEO i shitësit me pakicë online Amazon, filloi të punojë në kuzhinat e McDonalds gjatë verës kur ishte adoleshent. Ai tregon se gjëja më e lodhshme ishte që të nxirrnin gjërat në ritmin e duhur. Sipas Bezos, menaxheri i McDonald’s ishte i shkëlqyer, kishte shumë djem që punonin për të dhe ai ishte në gjendje ti mbante të përqendruar, madje edhe duke u argëtuar.
Papa Francesku, truprojë në diskotekë – Para se Jorge Mario Bergoglio ti bashkohej Jezuitëve si prift, të bëhej Kryepeshkop i Buenos Airesit, më pas kardinal, dhe në fund të merrte diademën papnore, duke u bërë Papa Francesku, ai bëri një numër punësh jo tamam glamour. Sipas Shërbimit të Lajmeve Katolike, në moshë të re, Papa u testua në një laborator kimik, fshinte dyshemetë si kamerier dhe punonte si truprojë në një bar.
Warren Buffett shpërndante gazeta – Buffett donte të fitonte dhe të kursente para që kur ishte djalë i vogël. Sot, kryetari dhe CEO i Berkshire Hathaway ka një pasuri të vlerësuar prej 53.5 miliard euro, sipas Forbes, duke e bërë atë një nga më të pasurit në botë. Në moshën 13-vjecare, Buffett kalonte mëngjeset duke shpërndarë kopje të The Washington Post, sipas biografisë së tij. Në të njëjtin vit, ai investoi $ 1200 të kursimeve të tij në 16 hektarë tokë bujqësore.
Oprah Winfrey punonte në dyqan ushqimesh – Perandoria mediatike e Winfrey e ka bërë atë gruan e parë miliardere që ka 2.6 miliardë euro pasuri, sipas Forbes. Para se të arrinte në majë, ajo bëri gjithçka për të dalë nga një fëmijëri e vështirë dhe e varfër. Kur jetonte me babain e saj në Nashville si adoleshente, ajo punoi në një dyqan ushqimesh pranë berberit të babait të saj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top