Connect with us

Uragani Ofelia “përcëllon” Portugalinë e Spanjën, 30 persona të vdekur

Video

Uragani Ofelia “përcëllon” Portugalinë e Spanjën, 30 persona të vdekur

Uragani Ofelia "përcëllon" Portugalinë e Spanjën, 30 persona të vdekurG. Hasani

Lajme

Të paktën 30 njerëz kanë gjetur vdekjen në Portugalinë veriore dhe në Spanjë, ku qindra zjarre kanë detyruar banorët të largohen nga qytetet dhe fshatrat. Uragani Ofelia nuk e ka goditur gadishullin Iberik, por ka nxitur erërat e forta, që kanë ndihmuar në përhapjen e rreth 500 vatrave të zjarrit.

Sipas autoritetit kombëtar të mbrojtjes civile në Portugali, 27 persona vdiqën ditën e dielë dhe të hënë, ndërsa tre persona janë raportuar të vdekur në Spanjë.

Sakaq, mësohet se numri i të vdekurve në Portugali ka gjasa të rritet. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për rajonet në veri të lumit Taxo pasi të dielën u përshkrua si dita më e keqe e vitit në lidhje me zjarret e pyjeve.

Portugalia ka kërkuar ndihmë nga partnerët e saj evropianë dhe Maroku.

Jorge Gomes, sekretari i shtetit të administratës së brendshme të Portugalisë, tha se shumica e zjarreve, të cilat kanë shkatërruar shtëpi, fabrika dhe infrastruktura janë vendosur me qëllim.

Trupat e dy prej tre viktimave në Spanjë, të dyja gra, u gjetën nga zjarrfikësit brenda një makine të djegur në një rrugë në rajonin veriperëndimor të Galicisë. I treti, një burrë rreth të 70-tat vdiq ndërsa përpiqej të shpëtonte kafshët e tij të fermave, raporton The Guardian.

Kushtet u përkeqësuan nga Uragani Ofelia i cili po i afrohet bregdetit perëndimor të Evropës, duke sjellë erëra të forta që kontribuan në përhapjen e flakëve.

Alberto Núñez Feijóo, kreu i qeverisë rajonale u tha gazetarëve:

E gjithë Galicia qan këtë mëngjes për kodrat e rrënuara, por sidomos për vdekjen e personave".

Javën e kaluar, një hetim i pavarur në zjarret e qershorit të Portugalisë zbuloi se autoritetet nuk arritën të evakuonin fshatrat në kohë. Zjarret shkatërruan rreth 29,000 hektarë tokë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top