Connect with us

Vladimir Putin ka një vajzë sekrete, kolegu i saj konfirmon lajmin

Video

Vladimir Putin ka një vajzë sekrete, kolegu i saj konfirmon lajmin

Vladimir Putin ka një vajzë sekrete, kolegu i saj konfirmon lajminS. Shtjefni

Thashetheme

Kanë kaluar tashmë dy vite që nga koha kur u aludua se ishte gjetur një prej vajzave të presidentit Vladimir Putin, e cila është mbajtur gjatë gjithë kohës jashtë vëmendjes së medias.

Bëhet fjalë për Katerina Tikhonova nga bota e akrobacisë dhe kërcimit sportiv rock'n'roll, jeta e së cilës ishte konsideruar temë tabu dhe një sekret shtetëror.

Por ditën e sotme Reuters raporton se një kolegu i Katerinës ka pohuar se ajo është vajza më e vogël e presidentit rus Vladimir Putin, ndonëse më vonë ai tërhoqi komentet duke thënë se kishte keqkuptuar pyetjen.

Prestigjozja britanike shkruan:

Është hera e dytë brenda dy vitesh që Reuters zbulon lidhjen e Tikhonova-s me presidentin rus".

Kësaj here ishte zëvendës Presidenti i Çështjeve Ligjore të WRRC, Manfred Mohab, i cili në një intervistë për Reuters të dielën tha se e njihte Tikhonovën përmes punës së tyre të përbashkët në presidencën e konfederatës Rock‘n‘Roll.

Kur e pyetën nëse e dinte se Tikhonova ishte vajza e Putinit, ai tha:

"Po. E njoh atë, po natyrisht". I pyetur për herë të dytë, ai tundi kokën dhe tha:" Po ".

Por pasi Kremlini dhe vetë Tikhonova nuk deshën të komentonin mbi këtë lajm, pas publikimit nga Reuters, në redaksi ka telefonuar kolegu i Katerinës i cili ka mohuar se e njeh atë.

I pyetur se përse kishte thënë "po" gjatë intervistës, Mohab u justifikua se në sallë kishte qenë shumë zhurmë dhe ai nuk e kishte dëgjuar mirë pyetjen.

Ai u intervistua nga Reuters në kuadër të Kampionatit Evropian të Kupës së Botës Rock'n'Roll që do të zhvillohet në Moskë.

Mësohet se Rusia ka financuar me 30 mln dollarë për të ndërtuar një kompleks vetëm për këtë sport në dhjetorin e kaluar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top