Kuriozitete
Ky plak thotë se është Adolf Hitleri (Foto)
Një i moshuar nga Salta në Argjentinë pretendon se është diktatori i famshëm gjerman Adolf Hitler – dhe se ka kaluar 70 vitet e fundit duke u fshehur.
Në një intervistë për gazetën ultra-konservative ‘El Patriota’, ai thotë se arriti në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë fals që e identifikonte atë si Herman Guntherberg.
Ai thotë se pasaporta e tij ishte bërë në fund të luftës dhe se ai është në fakt ish-lideri nazist, Adolf Hitler, transmeton Gazeta Express.
Plaku thotë se vendosi të dalë në publik dhe të mos fshihet më pasi shërbimet sekrete izraelite zyrtarisht ndaluan vitin e kaluar ndjekjen e ish-liderit nazist për krime lufte.
Ai thotë se është duke u përgatitur që ta publikojë autobiografinë e tij, në mënyrë që të përmirësojë imazhin e tij në publik. Ai thotë se libri do të shkruhet nën emrin Adolf Hitler dhe do të jetë në dispozicion në shtator.
Shumë njerëz, duke përfshirë gruan e tij 55 vjeçare Angela Martinez, besojnë se Herman Guntherberg nuk është në të vërtetë Adolf Hitleri, por thjeshtë ai po vuan nga demenca.
Martinez thotë se burri i saj kurrë nuk kishte folur për Hitlerin deri dy vite më parë kur ai filloi të shfaqte shenja të sëmundjes së Alzheimerit.
Ajo beson se burri i saj mund të ketë qenë një nazist dhe se ndjehet fajtor për të kaluarën e tij, por është e bindur se ai nuk është Hitleri.