Connect with us

“Spiun”/ Fjalët e 23-vjeçarit para se t’i vendoste armën në kokë policit, dalin detaje kompromentuese

Video

“Spiun”/ Fjalët e 23-vjeçarit para se t’i vendoste armën në kokë policit, dalin detaje kompromentuese

"Spiun"/ Fjalët e 23-vjeçarit para se t'i vendoste armën në kokë policit, dalin detaje kompromentueseS. Bardhi

Lajme

Detaje të reja kanë dalë nga sherri në një lokal në zonën pran Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë natën e 28 Nëntorit, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Ermal Bregu nga 23-vjeçari Daniel Manushi.

Ermal Bregu dyshohet se ka pasur lidhje dhe ka ndihmuar me informacione një grup kriminal në kryeqytet. Për t’i shtuar dyshimet, më herët ndaj 33-vjeçarit ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga drejtoria e standarteve ne Ministrinë e Brendshme.

Burime kofidenciale bëjnë të ditur për “ABC News” se 33-vjeçari, ka ndihmuar një prej grupeve kriminale në Tiranë me informacine dhe lehtësira për lëvizjen e anëtarëve të bandës. Ndaj Bregut kishte pasur më herët edhe një tjeter incident. Efektivit të krimeve në komisariatin nr.1., i kishin djegur automjetin luksoz rreth 2 vite më parë.

Ai e ka quajtur atentatin aksidental dhe pa lidhje me detyrën që ushtron. Sipas Ermal Bregut, ai kishte debatuar fillimisht me Daniel Manushin, i cili është njëri prej dy personave të shpallur në kërkim nga policia. Manushi dyshohet se ka qëlluar disa herë mbi efektivin por, fatmirësisht mbeti i plagosur me një plumb në trup.

Por, çfarë thuhet nga dëshmitarët në vendngjarje që kanë ndërtuar dinamikën e ngjarjes?

Sipas një kronike të transmetuar nga Tv Klan, efektivi 33-vjeçar në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.

Ai ka hyrë në një nga lokalet e zonës ku është përballur sërish me Manushin. Ai e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka.

Mes tyre ka nisur fillimisht një përballje verbale dhe më pas fizike që ka vijuar në rrugë. Në një moment 23-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë dhe ia ka vënë në kokë policit.

Bregu ka arritur të shmangë tytën e armës që u shkrep dy herë. Manushi ka plagosur policin në dorë dhe bark.

23-vjeçari me nënshtetësi gjermane është shpallur në kërkim bashkë me shokun e tij që mendohet si bashkëpunëtor i Danielit.

Epo, kot nuk thonë: Nuk të bie kush në qafë kot jo…

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top