Connect with us

Vajza e denoncon të humbur pasi kishte shkuar me bagëti, policia i jep lajmin tragjik për babanë

Video

Vajza e denoncon të humbur pasi kishte shkuar me bagëti, policia i jep lajmin tragjik për babanë

Vajza e denoncon të humbur pasi kishte shkuar me bagëti, policia i jep lajmin tragjik për babanëS. Bardhi

Lajme

Me datë 27 nëntor ishte denoncuar nga e bija e tij si zhdukur, sot policia e Tropojës ka gjetur të vdekur 56-vjeçarin J.M.

56-vjeçari është gjetur në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur, ku mendohet se ka rënë nga një shkëmb me lartësi 60 metra.

J.M. ishte banues në fshatin Shoshan dhe trupi i tij i pajetë është gjetur mes fshatit Klysyrë dhe Shoshan.

Policia e Tropojës bën me dije se bazuar në denoncimin e bërë nga e bija, nga efektivët e Komisariatit të Tropojës dhe familjarët, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i shtetasit J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan.

Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë.

Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top