Connect with us

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Shtime, një i vdekur dhe tre të lënduar

Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Shtime, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident komunikacioni me fatalitet ka ndodhur sonte në mbrëmje në rrugën magjistrale Shtime-Prishtinë, në fshatin Grackë, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Sipas burimeve të KosovaPressit nga vendi i ngjarjes, viktima është një djalë i moshës së re, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Bashkë me të në emergjencë është dërguar edhe babi i tij, i cili ka pësuar lëndime trupore. Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë.

Ndryshe në aksident janë përfshirë tri automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar aksidentin, por jo edhe pasojat në njerëz.

“Mund të ju konfirmoj se në rrugën Lipjan – Shtime, konkretisht në Fshatin Grackë e Re është shkaktuar një aksident i rëndë komunikacioni rrugor me pasoja Fatale. Të përfshira në këtë aksident janë tri (3) automjete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vendin e aksidentit dhe po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident i rëndë. Për pasojat në njerëz dhe shkallën e lëndimeve të tyre ju lutem adresoheni në QKUK”, tha ai.

KosovaPress ka provuar të marrë informacione shtesë në Qendrën Emergjente, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top