Connect with us

Doktori nuk e kontrollon pacientin në spital të Mitrovicës i thotë të shkojë në klinikën e tij private (Video)

Lajme

Doktori nuk e kontrollon pacientin në spital të Mitrovicës i thotë të shkojë në klinikën e tij private (Video)

Papërgjegjësia e doktorëve në klinikat shtetërorë në vend është gjithnjë shumë aktuale.

Një qytetar nga Mitrovica së fundi është përballur edhe me një problem të tillë në Qendrën Kliniken në Mitrovicë.

Lexuesi në fjalë ka treguar për Indeksonline se djali i tij kishte pësuar një lëndim në pjesën e buzës duke i shkaktuar qarje dhe gjakderdhje. Si pasojë e këtij lëndimi qytetarit i është dashur të dërgojë djalin ne Emergjencë ku edhe ka filluar e gjithë telashja.

Mjeku kujdestar N.J. (i njohur për redaksinë) nuk gjendej në vendin e punës teksa infermieret kanë provuar që ta kontaktojnë për ta sjellë atë, ky i fundit ka thënë se: Nëse nuk është shumë urgjent le të vjen në klinikën private prej orës 16:30 jam aty.

Qytetari ndër të tjerash ka shtuar se ishte duke pritur për kontroll të djalit që nga ora 14:45, që i bie të presë 45 minuta e më pas të shkojë në ordinancë private.

Lexuesi ka theksuar po ashtu se për rastin në fjalë ka lajmëruar edhe Policinë përderisa teknikët kanë thirrur doktorin për ta lajmëruar se ka arritur edhe Policia. Sipas tij Policia vetëm ka biseduar me të duke i marrë emrin mbiemrin dhe asgjë më tepër.

Sipas qytetarit në fjalë papërgjegjësia e doktorit në fjalë është vërejtur edhe në momentin kur ai vetëm “i ka lëshuar sytë” tek pacienti dhe asgjë më tepër. Doktori në fjalë dëgjohet të ketë mohuar deklaratën e qytetarit i cili ankohej për papërgjegjësi dhe mosrespektim të orarit të punës.

Për më shumë Indeksonline u sjell edhe videon e këtij rasti në fjalë:

18767015-1212466328875848-1816007007-o

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top