Connect with us

Gjendje alarmante në Gjirokastër nga lëkundjet, qytetarët “braktisin” shtëpitë dhe flenë jashtë

Lajme

Gjendje alarmante në Gjirokastër nga lëkundjet, qytetarët “braktisin” shtëpitë dhe flenë jashtë

Jugu, konkretisht Gjirokastra është një ndër qytetet e Shqipërisë që ka kaluar një natë tmerrshme, njerëzit kanë lënë shtëpitë dhe kanë qëndruar jashtë pasi lëkundjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

“Jugunews” shkruan se prej orës 23:00 të ditës së shtunë e deri në orën 06:00 të së dielës, kanë rënë afërsisht 7 tërmete të cilat janë ndjerë mjaft nga banorët e pallateve në pjesën e poshtme të Gjirokastrës.

Ka pasur edhe nga ata që familjarisht kanë preferuar të ecin në rrugët e qytetit apo dhe në lokalet pranë lagjeve të tyre që kanë qenë hapur dhe nuk janë mbyllur përgjatë mbrëmjes dhe orëve të para të së dielës. Paniku ka qenë i madh pasi për herë të parë, ndodh kjo situatë në Gjirokastër të paktën gjatë 7 dekadave të fundit.

Ndërkohë, pranë redaksisë tonë kanë ardhur disa mesazhe, të cilat bëjnë me dije se situata në Gjirokastër nuk është aspak mirë.

Pershendetje Jeta osh qef! Doja te lajmeroja qe ne qytetin e Gjirokastres dhe Delvines po ndodhin lekundje te forta sizmike,termete te vazhdueshme qe nuk jane pare ndonjere dhe gjithe qytetaret po e kalojne naten jashte neper kafene nga frika. Nderkohe sherbimi sizmiologjik shqiptar nuk jep asnje paralajmerim e as lajmerim per rreziqet dhe situaten qe duhet te presin njerezit. Ju lutem beni lajm per kete, te pakten shteti te kujdeset para katastrofave per njerezit”.

“Persh Jetaoshqef!  Eshte urgjente shteti duhet te zgjohet nga gjumi. Pertej shakase, njerezit ne Jug te vendit e kane kaluar naten jashte ne panik.Ky eshte nje tjeter rast se ketu nuk ekziston shteti dhe medja. Askush nuk qeteson qytetaret, askush nuk i paralajmeron.Rrofshin mediat Greke,se asnje televizion i yni nuk e paraqet situaten po ritrasmetojne filma. Sa mire gazetaret ne teren e gdhine prane qendrave te numerimit te votave, ndersa sot flen gjume.Oh zot na fal”.

Kliko “NEXT” për më shumë foto!

Pages: 1 2 3 4 5

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top