Connect with us

“Jam jetim, me hashashin mbaja familjen”, reagon ashpër deputetja: O Gjykatës të pashpirt

Lajme

“Jam jetim, me hashashin mbaja familjen”, reagon ashpër deputetja: O Gjykatës të pashpirt

Pas dëshmisë tronditëse të një 18-vjeçari jetim në gjykatë, i cili tha se me hashashin mbante familjen, (E arrestuan me hashash, justifikimi i 18-vjeçarit nga Fushë Kruja të prek zemrën) ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila ka shpërthyer ndaj Gjykatës dhe qeverisë.

Topalli shkruan se në luftën kundër kanabisit qeveria arreston të varfërit dhe fëmijët, siç është edhe rasti i Besmirit që ishte mes 11 të arrestuarve dje në Krujë,  por jo “bosat” e mëdhenj.

Statusi i Topallit në Facebook:

“O padrejtesi! O gjykates te pashpirt! O shtet i kalbur! Po pse Besmirin ne burg?!!! e boset ne pushtet!! Oooo pse faji i Besmirit eshte?! Faji eshte i te gjithe neve, pervec Besmirit e Besmireve qe jane te pashprese e pa buke nga kjo kalbesire politike e sotme.

Arrest me burg, per nje 18 -vjecar jetim, qe kishte lene shkollen me mbajt frymen; e meqe pune nuk ka ,filloi te pastroje bocet e kanabisit. Po pse kjo eshte lufta ndaj droges?? Kjo eshte cinizmi i boseve te mafies qe neser do bejne statistikat e suksesit te luftes kundra droges me Jetimet e vegjel.. Shikojeni o miq, fetyren e djalit jetim pas hekurave.. Ai eshte vetem viktima e nje shteti te shpartalkuar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi qe ka kap majen”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top