Connect with us

Kërcënon Irani: Izraeli s’do të ekzistojë pas 25 vitesh

Lajme

Kërcënon Irani: Izraeli s’do të ekzistojë pas 25 vitesh

Ayatollah Ali Khamenei, lideri i Iranit ka bërë thirrjen kërcënuese se Izraeli pas 25 vitesh nuk do të jetë më. Menjëherë pas deklaratës së tij ka reaguar, Kryeministri i Izraelit i cili ka thënë se Izraeli nuk është lepur, por tigër dhe se kush e harron këtë dhe kërcënon, fillimisht kërcënon veten.

Siç transmeton Jerusalem Post, këto komente u bënë pasi, lideri i Iranit u bëri thirrje myslimanëve që të luftojnë fort për të marrë kontrollin e Jerusalem, për të cilin edhe Palestina edhe Izraeli thonë që është kryeqyteti i tyre.

“Siç kam thënë edhe më parë, nëse myslimanët dhe palestinezët bashkohen, regjimi sionist nuk do të ekzistojë në 25 vitet e ardhshme” ka thënë Ali Khamenei.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top