Connect with us

I lë shtëpinë kushëririt për tu kujdesur për të, shqiptari ia mbush me drogë (Video)

Lajme

I lë shtëpinë kushëririt për tu kujdesur për të, shqiptari ia mbush me drogë (Video)

Sekuestrohen 17 thasë me kanabis në Gjirokastër, ndërsa në pranga ra një person si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi Hajri Dervishi dhe u shpall në kërkim shtetasi H.X.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.

Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë.

Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.

U bë ndalimi i shtetasit (presoni që mirëmbante shtëpinë):

Hajri Dervishi, 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: H.X. (pronari i shtëpisë). Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal. /BW/

LJ

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top