Connect with us

Tezja e studentes rrëfen momentin kur i qëlluan mbesën: Ta japim Arielën, vetëm mos e vrit!

Lajme

Tezja e studentes rrëfen momentin kur i qëlluan mbesën: Ta japim Arielën, vetëm mos e vrit!

Vrasja e Ariela Muratit,  në mes të Tiranës, ka prekur e tronditur të gjithë opinionin publik, i cili duket se ka dënuar njëzëri Aldison Belulaj.

Por ngjarja e rëndë duket se ka lënë plagë të pashërueshme tek familjarët dhe dy të afërmit e Arielës, që e panë tek vritej para syve të tyre.

Po flasim për motrën dhe kushurirën e studentes së drejtësisë të cilat jo vetëm ishin të pranishme por iu përgjëruan Aldisonit t’i kursente jetën.

E fundit që ka treguar tmerrin që ka përjetuar vajza e saj ka tezja e studentes së vrarë.

Ajo ka treguar për “News 24” se vajza e saj ishte e pranishme në vendin ku u vra Ariela nga Aldison Belulaj dhe duket se ka parë e dëgjuar gjithçka.

Tezja e Arielës, N.Lushka, ka rrëfyer se:

Po flisja në telefon me vajzën në monentin e ngjarjes.

Dëgjova gjithçka, nga zhurmat dhe të bërtiturat.

Vajza ime i tha Aldisonit: Ta japim Arielën vetëm mos e vrit.

Vajzat ishin të terrorizura…vetëm dëgjoja ulërima në telefon.”

Tezja e Arielës ka shtuar se edhe pse tre vajzat kishin kërkuar ndihmë, më momentin kur ndodhi ngjarja, askush nuk i është përgjigjur thirrjeve të tyre.

Gocat kishin marrë në telefon 112 se ishin paralajmëruar se ai kishte ardhur me mendje të keqe në Tiranë. Po iknin në polici. Veshëm të dyja xhiboks të zi dhe do iknim në polici, më tha vajza”.

Sipas saj, ishte një vajzë që nuk kishte ndërmend të krijonte një lidhje dashurore, duke hedhur edhe një herë poshtë mundësinë se dy të rinjtë frekuentoheshin.

“Teze unë dua të studioj, dua të jem dikushi“,- mësohet t’i kishte thënë mbesa pak kohë më parë.

Dy të rinjtë kishin kaluar një histori dashurie, e cila nuk arriti të konkludohej në martesë, sikurse Aldisoni dëshironte. Më 21 janar 2018 ai ndaloi Arielën përpara Fakultetit të Mjekësisë dhe pas një debati me të, e qëlloi me armë zjarri. E reja ngeli e vdekur në vend, ndërsa një javë më pas, Aldisoni ndërroi jetë në spital.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top