Connect with us

Gjendet 18-vjeçarja e zhdukur: U largova se nuk doja të martohesha

Lajme

Gjendet 18-vjeçarja e zhdukur: U largova se nuk doja të martohesha

Gjendet 18-vjeçarja e zhdukur prej disa ditësh në Këlcyrë. Ruzie Spahiu është gjetur sot nga efektivët e policisë së Kamzës dhe është shoqëruar në komisariat, ku ka dhënë edhe deklaratën rreth largimit të saj nga shtëpia.

Nuk kam pasur probleme, u largova vetë me dëshirë nga shtëpia. Ika sepse nuk doja të martohesha me komshiun”, është shprehur ajo para uniformave blu të komisariatit të Kamzës.
Pas mbërritjes së familjarëve në komisariat, vajza është nisur drejt vendlindjes. Mësohet se babai i Ruzies është shprehur se do ta respektojë dëshirën e të bijës.

Mungesa e vajzës u denoncua në media pak ditë më parë nga familjarët. Ka qenë babai i saj, i cili ka denoncuar largimin e vajzës pa adresë dhe fillimisht ka shprehur dyshimet se ajo mund të ishte rrëmbyer.

Sipas deklaratave të babait, vajza është e fejuar dhe i fejuari i saj nuk ka qenë në dijeni të largimit të Ruzies.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top