Connect with us

Krimi brenda familjes në Ndroq, burri vret gruan dhe plagos kunatën

Lajme

Krimi brenda familjes në Ndroq, burri vret gruan dhe plagos kunatën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në Tiranë.

Një krim brenda familjes ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:30, në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy gra.

Policia ka vënë në pranga Kasëm Lilën, pasi nga hetimet paraprake, dyshohet se ky person pas një konflikti me të vëllain, ka qëlluar me çifte bashkëshorten dhe kunatën e vet, ku kjo e fundit ka ndërhyrë për të ndarë çiftin.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosura Afize Lila 47 vjeç, bashkëshortja e Kasemit dhe kunata Zyra Lila 40 vjeç.

E shoqja e tij ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kunata ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave

Pas mbërritjes në vendngjarje policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Pas ngjarjes ai ka tentuar të vetëvritet, por ndërhyrja e mënjëhershme e policisë ka shmangur një veprim të tillë.

Mësohet se autori i ngjarjes Kasem Lila, para shume vitesh është operuar nga tumori në kokë. Kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja depresioni, duke tentuar të vrasë dhe veten.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave

KLIKONI “NEXT” për të parë të gjitha fotot.

Pages: 1 2 3

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top