Connect with us

Ky është djali i deputetit shqiptar që u kap me 2 milion euro kokainë, jeta mes luksit të shfrenuar

Lajme

Ky është djali i deputetit shqiptar që u kap me 2 milion euro kokainë, jeta mes luksit të shfrenuar

Amarildo Fufi është djali 25-vjeçar i deputetit shqiptar Mhill Fufi, i cili u kap me kokainë me vlerë 2 milionë euro në Britaninë e Madhe.

Amarildo dhe grupi i trafikantëve të drogës ku bënte pjesë u dënuan me 44 vite burg disa ditë më parë, ndërsa janë arrestuar në shtator të vitit 2016.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotot e djalit të Fufit, i cili shfaqet duke bërë një jetë luksoze, mes makinave të shtrenjta, parave të pafundme e luksit të shfrenuar. Gjeni më poshtë disa prej tyre.

Zbulohet se kush është deputeti i parlamentit shqiptar që kishte djalin boss droge në Angli

Mediat angleze para disa ditësh njoftuan se ish futbollistët e Partizanit të kapur një vit më parë me kokainë me vlerë 2 milion paund, janë dënuar me 44 vite burg.

Referuar po këtyre mediave, grupi i të rinjve që u kap me këtë sasi droge dhe u dënua me 44 vite burg, organizator kishte 25-vjeçarin Amarildo Fufi, për të cilin shkruhet se është një ish futbollist profesionist shqiptar i kthyer në kriminel.

Jo vetëm kaq, për Amarildo Fufin thuhej se vinte nga një familje e njohur shqiptare dhe zotëronte një aeroplan Cessna.

Anëtarë të tjerë të bandës ishin krahu i tij i djathtë, 31-vjeçari Besmir Berberi dhe Mario Xhafa 26 vjeç.

Lidhur me këtë lajm, ditën e sotme Albeu shkruan se sipas burimeve të sigurta pranë policisë, Amarildo F. është djali i një deputeti të parlamentit shqiptar.

Pak minuta më pas në bazë të verifikimeve dhe burimeve shumë të sigurta, JOQ shkruan se Amarildo Fufi është djali i deputetit Mhill Fufi.

Mhill Fufi është deputeti i përjashtuar i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili aktualisht ndodhet pranë Partisë Republikane./JOQ

 

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top