Connect with us

Policia e Kosovës ka marrë një paralajmërim për sulme terroriste në Kosovë

Lajme

Policia e Kosovës ka marrë një paralajmërim për sulme terroriste në Kosovë

Policia e Kosovës ka marrë një paralajmërim së do të ketë sulme terroriste në Kosovë. Kështu i kanë thënë portalit INFOKUSI burime të saj brenda Policisë së Kosovës.

 Këto burime të besueshme brenda Policisë kanë thënë se këto paralajmërime janë shumë serioze dhe janë duke u trajtuar me shumë seriozitet nga organet e rendit.

Policia është njoftuar për një përgatitje të një akti terrorist në ditët e pashkëve që janë në fund të kësaj jave.

“Policia ka marrë informata dhe është paralajmëruar për një akt të mundshëm terrorist për festat e pashkëve. Këto informata jemi duke i trajtuar me seriozitet. Janë bërë veprime konkrete dhe është hartuar një plan i detajuar operacional për parandalim apo reagim në rast të ndonjë sulmi eventual. Mobilizimi është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Masa konkrete janë duke u zbatuar nga dita e sotme. Policia është e angazhuar me orar 12 orësh dhe me kapacitete të plota si dhe janë anuluar të gjitha pushimet e personelit policor”, ka thënë për portalin INFOKUSI një zyrtar i lartë i policisë.

Po ashtu, i njëjti ka treguar se kësaj here situata mund të jetë tepër serioze dukë parë edhe zhvillimet e kohëve të fundit lidhur me situatën politike në vend, siç është debati i madh për Demarkacionin dhe Asociacioni e po ashtu edhe për Ushtrinë e Kosovës.

“Kur gjithë kësaj i shtohen edhe zhvillimit rreth funksionalizimit të Gjykatës Speciale ku parashihen arrestime të figurave të larta publike dhe me ndikim në jetën publike, duket se situata politike dhe e sigurisë ndodhet tepër sfiduese, ndoshta me sfiduese qe nga shpallja e pavarësisë”, ka shtuar ky zyrtar i policisë.

Ai ka përmendur edhe rastin e para disa muajve ku Agjencia Inteligjencës së Kosovës, (AKI) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës e Shqipërisë e me përkrahjen e shërbimet sekrete të shteteve tjera, parandaluan një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri në ditën kur ishte ndeshja e futbollit Shqipëri – Izrael.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top